ITALI, 36 LËKUNDJE TËRMETI NË 12 ORË

36 lëkundje sizmike janë regjistruar brenda 12 orëve nga mbrëmje e djeshme e deri mëngjesin e sotëm në territorin e provincës së Firenzes në Itali. Lëkundja më e fortë e shkallës 4.5 rihter është regjistruar rreth orës 4.37 minuta të mëngjesit të sotëm në afërsi të komunës Mugello. Dy minuta më pas janë regjistruar dhe dy lëkundje të tjera të shkallës 3.00 e 3.2. Tërmeti është ndjerë fort dhe në Firenze, Pistoia, Prato, Empoli, Montecatini e San Miniato. Departamenti i Mbrojtjes civile e Prefekti i Firences Laura Lega informojnë se nuk ka persona të lënduar e janë regjistruar dëme në disa ndërtesa në komunën Mugello. Janë rreth 70 ndërtesa të cilat po verifikohen nga një grup specialistësh të mbrojtjes civile pas sinjalizimeve të banorëve. Për momentin është shpallur ndërtesë në rrezik Kisha e Shën Silvestre në komunën Barberino të Mugellos. Lëkundjet sizmike të regjistruar gjatë orëve të natës kanë shkaktuar panik e frikë tek banorët të cilët kanë kaluar natën në rrugë.

SHARE