KINA KUFIZON PËRDORIMIN E INTERNETIT NË CELULARËT E PERSONAVE TË MOSHËS NËN 18-VJEÇ

Kina do të kufizojë përdorimin e internetit në telefonat celularë të personave të moshës nën 18-vjeç.

Administrata Kineze e Hapësirës Kibernetike (CAC) ka njoftuar udhëzime të reja që kufizon qasjen në aplikacionet e internetit në celularë për personat nën moshën 18-vjeç.

Sipas kësaj, fëmijët nuk do të kenë qasje në shumicën e shërbimeve të internetit celular përveç atyre “që mbështesin zhvillimin fizik dhe mendor të fëmijëve” mes orës 10:00-18:00.

Gjithashtu, fëmijët e moshës 16-17 vjeç do të mund të përdorin aplikacionet e lidhura me internetin për 2 orë në ditë, fëmijët e moshës 8-15 vjeç për 1 orë në ditë dhe fëmijët nën 8 vjeç për 40 minuta në ditë.

Zbatimi i ri do të ndikojë platformat Tencent, Douyin, Bilibili dhe Kuaishou që ofrojnë lojëra online, video dhe shërbime të tjera. Përderisa CAC tha se do të marrë opinionin publik për rregullat e reja deri më 2 shtator, nuk informoi për datën e hyrjes në fuqi.

Me rregulloren në fuqi nga viti 2021 në Kinë, koha e lojës së fëmijëve në internet kufizohej në një orë në ditë të premteve, fundjavave dhe festave publike.

SHARE