Krem i Ftohtë Limoni – Receta e Thjeshtë Plot Freski

Çdo gatim me krem brenda ka një shije të jashtëzakonshme dhe në këtë pikë mund të biem dakord me shumicën e njerëzve.

Nuk ka rëndësi stina apo ora, akulloret, kasatat apo kremrat e freskët pas një vakti të shijshëm janë një ide e parezizstueshme.

Sot do ju tregojmë si të përgatisni kremin e freskët me limon që varion mes akullores dhe kasatës, por është më i thjeshtë dhe i shpejtë në përgatitje.

Do ju duhen jo më shumë se tre përbërës dhe shumë pak kohë për të arritur një rezultat mjaft delikat.

Ndiqeni mëposhtë të gjithë mënyrën e përgatitjes hap pas hapi sipas këshillave të AgroWeb.

Përbërësit

  • 200 ml krem qumështi (pana për ëmbëlsira)
  • 100 gr krem djathi mascarpone
  • 1 limon

Përgatitja

Për të nisur këtë recetë fillimisht zgjidhni një enë të thellë për të përzier të gjithë përbërësit.

Hidhni fillimisht kremin e qumështit e më pas shtoni djathin mascarpone të cilin e gjeni lehtësisht në markete po me këtë emër.

Përzieni mirë të dy përbërësit me anë të një rrahësi elektrik derisa të formohet kremi i trrashë dhe kompakt.

Më pas qëroni limonin duke e grirë lëhtë lëkurën e tij dhe njëkohësisht shtrydhni edhe lëngun e tij.

Shtojini të dyja tek ena ku ndodhet kremi dhe përzieni për disa momente me anë të rrahësit elektrik.

Vazhdoni me përzierjen derisa të formohet një masë homogjene.

Kremi juaj i limonit tashmë është gati, merreni enën dhe futeni të gjithën në frigorifer ose ndajeni në gota të vogla gati për servirje e më pas futeni për tu ftohur.

Lëreni në frigorifer të paktën për 2 orë dhe kur ta nxirrni pë rta përzier sipas dëshirës shërbejeni me një biskotë sipër, pak lëkurë limoni apo ndonjë frut të stinës.

Ruajeni në frigorifer dhe konusmojeni gjithnjë të freskët./AgroWeb.org

SHARE