Irani njoftoi se e mërkura dhe e enjtja e kësaj jave do të jenë ditë pushimi për shkak të valës së paprecedentë të të nxehtit që ka përfshirë vendin dhe urdhëroi të moshuarit dhe njerëzit me probleme shëndetësore të qëndrojnë në shtëpi.
Shumë qytete në iranin jugor, sipas medias shtetërore të iranit, janë përballur prej ditësh me të nxehtin ekstrem.
Temperaturat këtë javë i kaluan sipas zyrtarëve 51 gradët celcius në qytetin jugor të Ahvazit.
Një zëdhënës i qeverisë Ali Bahadori Jahromi, është cituar nga mediat shtetërore të thotë se e mërkura dhe e enjtja do të jenë pushim ndërsa ministria e shëndetësisë tha se spitalet do të ishin në gatishmëri të lartë.
Temperaturat pritet të arrijnë në 39 gradë celcius në teheran të mërkurën. Valët e të nxehtit kanë përfshirë pjesë të mëdha të globit javët e fundit.
Shkencëtarët e kanë lidhur këtë me ndryshimet e klimës të shkaktuara nga dora e njeriut.