PËRPLASEN AUTOBUSËT NË NJU JORK, 18 TË PLAGOSUR

Përplasja e dy autobusëve në Nju Jork, njëri prej të cilëve ishte dy katësh, shkaktoi plagosjen e 18 personave e mbolli panik në Manhattan.

Zyrtarët pohuan se të dy mjetet ishin të mbushura me njerëz.

Zëdhënësi i Departamentit të zjarrfikësve u shpreh se ishte ende shumë shpejt për të përcaktuar arsyet e aksidentit. Saherë përfshihen dy autobusë në ngjarje të tillë, sigurisht që numri i personave që kanë nevojë për trajtim është domethënës.

Mendoj sidoqoftë se njësitë tona bënë një punë mjaft të mirë për t`i larguar njerëzit shumë shpejt nga mjetet e aksidentuara, e iu ofrua dhe ndihma e parë. Ebnde po verifikohen shkaqet e aksidentit. Më e vështirë kanë qenë puna e ekipeve të ndihmës për nxjerrjen e pasagjerëve të autobusit dykatësh. Litarë e shkallë u përdorën për shpëtimin e tyre. Sipas njoftimeve zyrtare, një pjesë e të lënduarve kanë të prera, mavijosje, thyerje gjymtyrësh e lëndime në kohë dhe qafë.

Asnjëri prej tyre megjithatë, nuk është në rrezik për jetën.

63 persona të tjerë në vendngjarje janë kontrolluar për plagë të mundshme.

Autobusi turistik i përfshirë në aksident i përkiste kompanisë TopVieë Sightseeing.

Ai niset nga një stacion pranë Times Square dhe ofron një udhëtim 90 minutësh, gjatë të cilit pasagjerët kanë mundësinë të shohin objekte ikonike të qytetit si Empire State Building dhe Brooklyn Bridge.

SHARE