Benzina do të lirohet për një cent nga mesnata, ndërsa çmimi i Eurodieselit do të mbetet i njëjtë, njofton Ministria e Investimeve Kapitale në Twitter.
Kështu, çmimi i BMB 98 do të jetë 1.56 euro/l, që është një cent më i lirë.
Edhe BMB 95 do të kushtojë– 1,52 eur/l, ndërsa nafta do të kushtojë – 1,33 eur/l.
Çmimi i Eurodieselit mbetet i pandryshuar – 1,37 euro/l.
Ndryshimet e fundit të çmimeve ishin më 20 qershor, kur të gjitha llojet e karburanteve u rritën me një deri në dy cent.
Sipas përcaktimeve të Rregullores për mënyrën e përcaktimit të çmimeve maksimale me pakicë të derivateve të naftës, llogaritja e radhës duhet të bëhet më 17 korrik, ndërsa vlerat e mundshme të ndryshuara të derivateve të naftës do të vlejnë nga data 18 korrik.