MALI I ZI ËSHTË RIKUPERUAR NGA RECESIONI, BANKAT JANË SEGMENTI MË I SHËNDETSHËM I EKONOMISË

Në mesin e vitit 2022, ekonomia malazeze është rikuperuar plotësisht nga recesioni i shkaktuar nga pandemia e koronavirusit dhe bankat janë segmenti më i shëndetshëm i sistemit ekonomik dhe financiar të Malit të Zi.

Kjo siç tregohet nga kapitalizimi i tyre i lartë, likuiditeti dhe rezultatet e larta pozitive të funksionimit, sipas raportit të Bankës Qendrore të Malit të Zi.

Siç thuhet në raport, treguesit kryesorë tregojnë se rreziqet janë ende të pranishme, pra se gjendja financiare e institucioneve jofinanciare dhe e popullsisë, dy grupet kryesore të klientëve ndaj të cilëve janë të ekspozuara bankat, është ende nën ndikimin e pasigurisë, veçanërisht në kontekstin e tensioneve gjeopolitike dhe pandemisë së koronavirusit.

SHARE