Drejtoria për Çështje të Inspektimit apelon tek të gjitha subjektet ekonomike, të cilat merren me tregti me shumicë dhe pakicë, që të respektojnë Ligjin për tregtinë e brendshme, i cili parasheh që tregtia me shumicë dhe pakicë nuk mund të bëhet të dielave dhe në ditë festash kombëtare dhe të tjera.
“Prandaj, ju kujtojmë tregtarëve, për të cilët zbatohet ligji i lartpërmendur, të mos punojnë gjatë festave kombëtare, përkatësisht të hënën dhe të martën, më 22 dhe 23 maj, të cilat, në përputhje me dispozitat e këtij ligji, janë të përcaktuara si ditë jo pune,” thekson Drejtoria për Çështje të Inspektimit.
Gjithashtu u kujtojnë subjekteve të mbikëqyrjes se për mospërmbushje të këtij detyrimi, përveç gjobave monetare, do të zbatohet edhe masa e parashikuar administrative, e cila përfshin mbylljen e objektit të shitjes apo pikës tjetër të shitjes për periudhën kohore në të cilën puna nuk lejohet me ligjin në fjalë.