TESTIMI PËR PATENTË TË SHOFERIT NGA 29 MAJI DERI MË 4 QERSHOR

Periudha e provimeve për dhënien e patentës për shofer do të mbahet në javën nga data 29 maj deri më 4 qershor 2023, njoftoi Ministria e Arsimit.

Në këtë periudhë do të mbahet vetëm pjesa praktike e provimit në përputhje me kërkesë të Shoqatës së Autoshkollave të Malit të Zi.

“Periudhat e mëvonshme të provimeve do të zhvillohen në përputhje me Rregulloren për mënyrën më të afërt të organizimit dhe zhvillimit të provimit të vozitjes.Të drejtën për të marrë pjesën praktike dhe teorike të testit të vozitjes e kanë kandidatët të cilët i kanë plotësuar kushtet e përcaktuara në përputhje me Ligji për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor. Të gjithë kandidatëve ju urojmë fat në provim, si dhe rikujtojmë të gjithë përdoruesit e rrugës që t’i respektojnë rregullat e komunikacionit dhe në këtë mënyrë bashkërisht të ndikojnë dhe kontribuojnë në ngritjen e nivelit të sigurisë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Arsimit.

SHARE