Tregtari nuk ka të drejtë të kushtëzojë konsumatorin të paguajë ujin, energjinë elektrike, celularin, televizion kabllor, internetin, nëse borxhet e konsumatorit kanë kaluar afatin 2 vjeçar dhe ndërkohë konsumatori nuk ka marrë përsipër asnjë inicijativ për ti dhënë fund statutit të kufizimeve, theksoi Drejtori gjeneral i Drejtorisë për zhvillimin e markave kombëtare dhe mbrotjës së konsumatorit në Ministrinë e Ekonomisë Jovo Rabrenoviq. Sa i përket borxheve të energjisë elektrike, sipas të dhënave të Industrisë së enegjerisë eletrike të Malit të Zi, për kategorinë e ekonomisë shtëpiake, ato arrijnë në gati 115 milion EURO, ndërsa konsumatorët në kategorinë e konsumit tjetër kanë borxh rreth 50 milion EURO . Në njoftimin e Industrisë së energjisë elektrike të MZ thuhet se kanë ngritur akuza ndaj të gjithë klientëve që kanë borxh më shumë se dy vite. Gjithashtu nga ujësjellsi dhe kanalizimi Podgoricë theksuan se konsumatorët kanë borxh por duhet vlerësuar fakti që rreth 25% deri në 30% nuk kanë borxhe ndaj ujit që konsumojnë.