BAJRAKTARI: DËNOJ AKTIN MIZOR TË DHUNËS, DHUNUESIT DUHET TË PËRBALLEN ME DREJTËSI

Policia e Ulqinit arrestoi A.L. (20) dhe A.Sh. (22) të cilët dyshohet se më 1 maj kanë sulmuar fizikisht dy të rinj në urën e Bunës, me ç’rast njëra nga viktimat është lënduar rëndë.

Kryetari i komunës së Ulqinit Omer Bajraktari tha se denon dhe akuzon rëndë rastin ku janë dëshmitar që me rastin konkret në Ulqin u zbatua dhunë barbare ndaj dy djelmoshave të pafajshëm.

„Si kryetar komune shprehi keqardhje që dy djelmosha të pafajshëm u bënë pre e barbarizmave dhe dhunës fizike në mënyrën më të ashpër të mundshme,“ thuhet në deklaratë të kabinetit të kryetarit.

Ai deklaroi se Ulqini është një komunitet që gjithmonë refuzon çdo formë të dhunës dhe mosrespektimit. Ai po ashtu përkujtoi se Ulqini shquhet për tolerancën dhe respektin ndaj të gjithë qytetarëve, pavarësisht dallimeve.

„Nuk dyshoj asnjë sekondë që qeveria po punon me intensivitet të madh dhe po shfrytëzon të gjitha mekanizmat e saja për ndriçimin e rastit si dhe për denimin e personave adekuat dhe të marrin denimin adekuat. Drejtësia do të triumfojë dhe kriminelët dhe keqbërësit do të denohen, në këtë jam i sigurt,“ theksoi Bajraktari.

SHARE