INDIA THYEN REKORD ME NUMRIN E PASAGJERËVE AJRORË BRENDA NJË DITE

Trafiku i brendshëm ajror i Indisë ka thyer rekordin me 4.56 milionë pasagjerë që kanë fluturuar brenda një dite.

Rekordi është shënuar më 30 prill – në ditën kur në Indi janë realizuar 2.978 fluturime.

“Rritja e trafikut të brendshëm të pasagjerëve, pas periudhës së COVID-it, reflekton rritjen ekonomike të Indisë”, ka thënë ministri i Aviacionit, Jyotiraditya Scindia.

Rimëkëmbja ekonomike e Indisë pas pandemisë ka nxitur një bum udhëtimesh.

Më shumë se 37.5 milionë pasagjerë janë transportuar nga linjat ajrore vendase vetëm në tre muajt e parë të vitit 2023.

Kjo nënkupton rritje për 51.7% krahasuar me një vit më parë, tregojnë të dhënat e Drejtorisë së Përgjithshme të Aviacionit Civil të Indisë.

SHARE