NË ULQIN NUK MBAJNË MEND KAQ SHUMË TURISTA NË 15 VITET E FUNDIT

Në tri ditët e kaluara në Ulqin kanë qëndruar rreth 35 mijë mysafirë, ndërsa edhe sot pritet fluks i madh i turistëve, tha drejtori i OT Ulqin, Qazim Hoxhiq. “Nuk më kujtohet që në 15 vjet që jam marrë me turizëm të ketë pasur kaq shumë turistë në Ulqin. Rreth 30, 40 për qind më shumë. Dhe kufiri na informoi se ka pasur më shumë”, tha Hoxhiq në emisionin “Mirëmëngjes Mali i Zi”. Ai vuri në dukje takimin e parë të Vespës që u mbajt në Ulqin gjatë fundjavës dhe solli mysafirë nga rajoni dhe Franca. Numri i rezervimeve, i cili po rritet dita-ditës, siç tha ai, tregon për një sezon të shkëlqyer. Hoxhiq tha se presin një passezon të mirë.

SHARE