Pothuajse 1.5 mijë fëmijë janë dërguar për trajtim jashtë Malit të Zi vitin e kaluar dhe për këtë janë ndarë tre milionë euro, njoftoi Fondi i Sigurimeve Shëndetësore. FSSH tha për agjencinë MINA se po vërejnë një rritje të numrit të pacientëve më të rinj të dërguar për trajtim jashtë vendit. Fondi, duke paraqitur të dhëna krahasuese, bëri të ditur se nga 1 janari deri më 31 mars të vitit të kaluar, 352 fëmijë janë referuar për trajtim, kontroll dhe diagnostikim jashtë Malit të Zi, ndërsa në të njëjtën periudhë të këtij viti ky numër është rritur në 410 persona të siguruar. Fondi tha se numri më i madh i fëmijëve janë referuar në Spitalin Acibadem në Turqi, me të cilin kanë një marrëveshje bashkëpunimi.