RAPORTI I KE-së PËR MALIN E ZI

Komisioni Evropian ka publikuar sot raportin e progresit për vitin 2019 për vendet e Ballkanit Perëndimor. Komisionari i BE për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn, në konferencë për shtyp në Bruksel, vlerësoi progresin e bërë nga Mali i Zi, por theksoi se duhet të implementohen reformat në fushën e  sundimit të ligjit. Han theksoi se mbetet shumë punë ende për të bërë në Ballkanin Perëndimor, duke shtuar se rajoni duhet të jetë më i fortë   dhe se progresi  duhet të bëhet në fushën e  bashkëpunimit rajonal dhe në atë të pajtimit. Lidhur me këtë Kreu i Delegacionit të BE në Malin e Zi, Aivo Orav, njoftoi se raportin do t’ia prezantoi Presidentit të Malit të Zi, Parlamentit dhe Qeverisë, si dhe deputetëve dhe sektorit joqeveritar. “Ne i kemi vëndosur në letër gjithçka që ka ndodhur dhe gjithçka kemi kontrolluar. Raportin e kemi shkruar sepse Mali i Zi dëshiron të jetë anëtar i BE dhe anëtarësimi është i mundur, por ekzistojnë kritere të qarta politike dhe ekonomike që duhet të përmbushen. Dhe nëpërmjet këtyre raporteve, ne duam t’ju ndihmojmë ti plotësoni ato”, deklaroi Orav.

SHARE