GRUBISHIQ: NJË QEVERI E QËNDRUESHME ËSHTË KUSHT PËR PËRSHPEJTIMIN E NEGOCIATAVE ME BE-në

Ambasadori i Kroacisë në Mal të Zi, Veselko Grubishiq, ka bërë të ditur se një qeveri e qëndrueshme është kusht për përshpejtimin e negociatave me Bashkimin Evropian (BE).

Ai vlerësoi se në pesë vitet e ardhshme mund të pritet anëtarësimi i Malit të Zi në Bashkimin Evropian.

“Një qeveri e qëndrueshme që nuk do të paragjykojë asnjë kamp, ​​do të zgjedhë më të mirën, dhe duhet të krijohet një strukturë negociuese cilësore dhe në shërbimin civil të sjellën njerëz shumë seriozë, por që do të shërbejnë. Në ambasadë u them kolegëve të mi se ne jemi shërbim, jo ​​Qeveri”, ka thënë Grubishiq. 

Ai theksoi se njerëzit duhet të shohin që shërbimi civil është shërbim për qytetarët. Ambasadori kroat tha gjithashtu se është krenar që Kroacia është anëtare e BE-së tash dhjetë vite.

“Në përvjetorin e dhjetë do të jemi në suficit prej më shumë se dhjetë miliardë eurosh”, tha Grubishiq.  

I pyetur nëse e ardhmja e BE-së është e diskutueshme, Grubishiq përgjigjet negativisht.

“Mendova vetëm se në 10 vjetorin e hyrjes së Kroacisë në Bashkim, do të festonim edhe anëtarësimin e Malit të Zi…”

Grubishiq shtoi se mendonte që Mali i Zi do të anëtarësohej më shpejt në BE dhe se Kroacia do të jetë me Malin e Zi në çdo hap në rrugën evropiane.

SHARE