Kujdesi shëndetësor më i fortë dhe pabarazia e reduktuar kërkojnë profesionistë të kualifikuar të kujdesit shëndetësor që ofrojnë shërbim cilësor me në qendër njerëzit; si dhe politikëbërës të motivuar të përkushtuar për të investuar në mbulimin universal shëndetësor, tha drejtori i Institutit për Shëndet Publik të Malit të Zi, Igor Galliq.
Zyra e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Mal të Zi, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Institutin për Shëndet Publik, 7 Prillin e festuan si “Ditën Botërore të Shëndetit” nën moton “Shëndet për të gjithë”.
Ministri i Shëndetësisë Dragosllav Shqekiq tha se çdo ditë duhet të jetë “Dita e Shëndetit”, duke pasur parasysh se nuk ka prioritet më të madh se ruajtja e shëndetit.
Shefja e zyrës së OBSH-së në Mal të Zi, Mina Brajoviq, tha se të bashkuar në veprim për një shëndet më të mirë për të gjithë, bazuar në partneritet të gjerë, shkencë dhe solidaritet, ne mund të ofrojmë një përgjigje të qëndrueshme ndaj sfidave ekzistuese dhe të reja për shëndetin dhe mirëqenien e qytetarët.