Sipas renditjes më të fundit të Indeksit Evropian të Konsumatorit Shëndetësor (ECHI), nga 35 vendet , Mali i Zi renditet nē vendin e 23-të dhe ka përparuar në krahasim me vitin e kaluar për dy pozita, thuhet në të dhënat e Organizatës Shëndetësore të Konsumatorëve.
Me këtë rast Ministri i Shëndetësisë së MZ, Kenan Hrapoviq tha se pas suksesit të vitit 2018, kur është arritur kërcimi më i madh nga të gjitha vendet evropiane, nga vendi i 34 në vendin e 25, kanë pasur një detyrë shumë serioze, që të mbajnë rezultatin e arritur dhe të shënojnë progres të mëtejshëm në këtë fushë.