ABAZOVIQ: MALI I ZI KA PAGËN MESATARE MË TË LARTË NË RAJON, JEMI AFËR SHUMËS 800 EURO

Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq tha se paga mesatare në Mal të Zi në shkurt të këtij viti ishte 771 euro dhe ishte padyshim më e larta në rajon.

Ai bëri të ditur edhe se Mali i Zi ka pagën minimale më të lartë në rajon.

“Shpresoj që këto trende të vazhdojnë. Qëllimi është që këtë sezon të kemi një sezon turistik rekord”, tha Abazoviq.

Ai foli edhe për ndryshimet në marrëveshjen kolektive të degës në kulturë dhe tha se mbështet rritjen e pagave për artistët që janë të pakënaqur me rritjen e pagave.

Të rikujtojmë se ndryshimet në kontratën Kolektive të Degës në kulturë i rritën pagat deri në 25%, por artistët morën një rritje prej rreth 3 për qind. Ai thotë se për këtë çështje duhet të pajtohen sindikatat.

„Sapo sindikatat të arrijnë marrëveshje, nuk ka probleme dhe ne duhet t’i qasemi kësaj”, tha kryeministri.

SHARE