BRAJOVIQ-OZAN: MALI I ZI MODEL NDËRETNIK DHE NDËRKULTUROR

Turqia e sheh Malin e Zi si një model të harmonisë ndëretnike dhe ndërfetare dhe një vend që ka arritur suksese të lakmueshme në fushën e integrimit evropian, deklaroi ambasadorja e sapo emëruar e Republikës së Turqisë në Malin e Zi, Songul Ozan.

Në vizitën inauguruese, ambasadoren e Turqisë e priti Kryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Ivan Brajoviq dhe siç u kumtua nga kabineti i tij, me këtë rast ai i dëshiroi asaj mision të suksesshëm diplomatik.

“Ju keni ardhur në një vend mik dhe pritja jonë është që, duke përdorur potencial të shkëlqyeshëm për bashkëpunim, do të kontribuoni në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet Malit të Zi dhe Republikës së Turqisë në të gjitha fushat”, tha Brajoviq.

Gjatë bisedimeve, siç u njoftua, u diskutua veçanërisht për përmirësimin e bashkëpunimit parlamentar, si në nivelin më të lartë, ashtu edhe në nivelin e komiteteve dhe grupeve të miqësisë. Duke pasur parasysh përvojën e pasur rajonale diplomatike të Ambasadores Ozan, u shkëmbyen pikëpamjet mbi situatën në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Me këtë rast Kryetari i Kuvendit të MZ, veçanërisht vlerësoi përpjekjet që Turqia po bën në kujdesin e një numri të madh refugjatëve sirianë.

SHARE