Një ëmbëlsirë e lehtë, kremoze, me shije magjepsëse, që të përfshin tërësisht menjëherë sapo e provon.
Përgatitet shumë shpejt dhe thjeshtë me pak përbërës por shija e saj do t’ju ndjellë padyshim shijen.
Krem vanilje është një ëmbëlsirë fantastike, e cila mund të konsumohet në çdo kohë të ditës, e sidomos pas vakteve të drekës dhe darkës.
AgroWeb.org ju sugjeron më poshtën përgatitjen e kësaj ëmbëlsire fantastike në shtëpi. Një mënyrë e veçantë për të ëmbëlsuar veten dhe më të dashurit tuaj.
Përgatitja e Krem Vaniljes në Shtëpi
Përbërësit
(Përbërësit më poshtë janë për 4-5 persona)
½ l Qumësht
2 kokrra vezë
1 gotë uji me sheqer
2 lugë gjelle niseshte
Një lugë çaji me vanilje
Kanellë pluhur
Përgatitja
Në tas rrihen fort vezët, më pas shtohet sheqeri dhe pak ujë. Rrihen me njëra tjetrën në mënyrë që masa e lëngshme të njëtrajtësohet.
Më pas shtohet niseshteja, e cila përzihet mirë me masën e vezëve me sheqer.
Masa hidhet në një tenxhere dhe duke e përzier i shtojmë qumështin e nxehtë.
Vendosim tenxheren në zjarr dhe e përziejmë pa ndërprerje derisa masa të nisë të vlojë.
Në momentin që kremi nis të marrë vlojë, hiqet nga zjarri, i hidhet vanilje dhe ndahet nëpër kupa. Sipër spërkatet me pluhur kanelle.
Kombinimet
AgroWeb.org ju sugjeron më poshtë disa mënyra se si mund të kombinoni krem vaniljen.
Krem vanilja mund të kombinohet me arra dhe biskota të thërrmuara, të cilat mund t’i hidhen në sipërfaqe por edhe në fund të kupës para se të hidhni kremin e kakaos.
Gjithashtu, krem vanilja kombinohet në mënyrë të mrekullueshme edhe me fruta të ndryshme. Mund të prisni disa luleshtrydhe dhe banane në kubikë të vegjël dhe t’i vendosni në sipërfaqen e krem kakaos.
Tjetër kombinim i shijshëm është edhe vendosja e lëkurave të grira të limonëve ose portokalleve si dhe frutave të thata në sipërfaqe të krem kakaos.
Krem vanilja mund të spërkatet sipër edhe me disa kokrra kafeje të thërmuara, kombinimi i të dyjave ka një shije fantastike./AgroWeb.org