OSBE: RAUNDI I DYTË I ZGJEDHJEVE PRESIDENCIALE ISHTE KONKURRUES

Raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale në Mal të Zi ishte konkurrues dhe, si në të parin, kandidatët mundën të bënin fushatë lirisht duke respektuar liritë themelore, vlerësoi misioni ndërkombëtar i vëzhgimit të zgjedhjeve.

Në konferencën për shtyp të misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR, ku u prezantua deklarata për rezultatet paraprake në lidhje me raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, u bë e ditur se edhe pse korniza ligjore është adekuate për zhvillimin e zgjedhjeve demokratike, raundi i dytë nuk është i rregulluar ligjërisht në pothuajse të gjitha aspektet.

Shefi i misionit të ODIHR-it, Tomash Mesariq tha se votimi u zhvillua në një atmosferë përgjithësisht paqësore.

Siç tha ai, të dy kandidatët për president kishin mundësi të barabarta për të arritur tek votuesit.

“Për të forcuar progresin e procesit demokratik, vendi duhet të punojë urgjentisht në kornizën e tij ligjore në mënyrë që të mbyllë boshllëqet ligjore dhe të sigurojë transparencë dhe llogaridhënie”, tha Mesariq.

SHARE