FILLUAN REGJISTRIMET E FËMIJËVE NË KLASËN E PARË TË SHKOLLËS FILLORE, SOT JANË PARAQITUR 913 KËRKESA

Sot filluan regjistrimet e fëmijëve në klasën e parë të shkollës fillore.

“Sot deri në orën 12:00 në 86 shkolla në Mal të Zi është dorëzuar aplikimi për regjistrim në klasën e parë për 913 nxënës. Nga ky numër, 823 kërkesa për regjistrim janë dorëzuar përmes portalit, ndërsa prindërit kanë paraqitur kërkesë për regjistrimin e 90 nxënësve duke shkuar direkt në shkollë”, njofton Ministria e Arsimit.

Të dhënat e viteve të kaluara tregojnë se numri më i madh i prindërve/kujdestarëve i regjistrojnë fëmijët gjatë muajit prill, por sigurisht që mund ta bëjnë këtë edhe në muajt në vijim.

“Shkolla kryen testimin, pastaj formimin e paraleleve të nxënësve në drejtim të përgatitjes për fillimin e vitit të ri shkollor, deri kur është e nevojshme të kryhen të gjitha aktivitetet në lidhje me regjistrimin. Biseda me fëmijën zhvillohet në një atmosferë të këndshme me një përfaqësues të shërbimit pedagogjik dhe psikologjik, pra me një pedagog apo psikolog shkolle dhe nuk kërkohet përgatitje”, mësojnë nga ky departament.

Në përputhje me ligjin, në shkollën fillore regjistrohen fëmijët që do të jenë gjashtë vjeç në vitin kalendarik në të cilin fillojnë të vijojnë shkollën.

SHARE