Heshtja zgjedhore para raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale, që do të mbahet të dielën, do të fillojë në mesnatë.
Kandidatët e Partisë Demokratike të Socialistëve dhe Lëvizjes “Evropa Tani”, Millo Gjukanoviq dhe Jakov Millatoviq do të marrin pjesë në raundin e dytë të zgjedhjeve.
Për presidentin të Malit të Zi, në raundin e dytë do të zgjidhet kandidati që ka marrë numrin më të madh të votave.
Mandati i Presidentit të Malit të Zi është pesë vjet.
Të drejtë vote në zgjedhjet presidenciale kanë 542.154 qytetarë.
Qendrat e votimit do të jenë të hapura nga ora 07:00 deri në 20:00.