JOKOVIQ: PROPOZUAM NISMË TË PËRBASHKËT PËR TË ZGJATUR AFATIN PËR ZBATIMIN E PROGRAMIT IPARD

Mali i Zi, Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut propozuan një nismë të përbashkët për të zgjatur afatin për zbatimin e programit IPARD II.

Nisma e paraqitur i referohet mundësisë së shpenzimit të fondeve nga programi IPARD II deri në fund të vitit të ardhshëm, gjë që do të lejonte kohë shtesë për realizimin e investimeve.

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave njoftoi se ministri Vlladimir Jokoviq ka marrë pjesë në një takim të përbashkët të ministrave të katër vendeve me komisionerin e Bashkimit Evropian (BE) Janus Vojçehovski në Bruksel.

Komisioneri shprehu gatishmërinë e tij për të përmbushur vazhdimin e programit dhe njoftoi se vendimi përfundimtar do të merret në një afat të shpejt.

“Në takim, ministrat diskutuan për zhvillimin e sektorit, orientimin e BE-së drejt mbajtjes së tregut të hapur dhe pa barriera, ndikimin e luftës në Ukrainë në zinxhirin e furnizimit me ushqime dhe përballjen me sfidat e përbashkëta”, thuhet në njoftim.

SHARE