Rëndësia e kremrave për zonën rreth syve: Hidratimi dhe kura anti-rrudhë

Ky tip kremi di të jetë paksa i harruar, posaçërisht për shkak se jemi më shumë të orientuar në kozmetikën e përgjithshme të fytyrës. Mirëpo, me kalimin e kohës gropat e syve dhe përgjithësisht ajo zonë bëhet thellë e thatë

Lëkura rreth syve është më e hollë dhe më brishtë nga ajo në pjesën tjetër të fytyrës.

Meqenëse kjo zonë e lëkurës është aq e ndjeshme, është e rëndësishme që asaj zone t’i përkushtohet kujdes i veçantë, përkatësisht kremit i cili është i prodhuar pikërisht për atë zonë.

Janë ato kryesisht formula anti-rrudhë, të cilat kanë përqindje të lartë të përbërësve që hidratojnë. Viteve të fundit në trend janë jastëkë të ndryshëm të vegjël të cilët janë të njomur me krem apo serum, transmeton Telegrafi.

Kremrat të cilët i përdorni në pjesën tjetër të fytyrës shpesh janë shumë të rëndë për përdorim në lëkurën e hollë rreth syve, andaj është mirë të keni krem të posaçëm.

Brendet sugjerojnë kremra të veçanta për zonën rreth syve, të cilët zvogëlojnë forcën e tonit të kaltër, mirëpo më të popullarizuara kryesisht janë ato për rrudha.

Domethënë, ata janë përbërës si p.sh. kafeina e cila ndikon në zbutjen e ënjtjes, si është aloe vera e cila zbut lëkurën dhe e rinovon atë.

Kremrat dhe serumet e syve janë shpesh më të përqendruar në përbërës sesa hidratuesit e fytyrës.

Edhe pse nuk ka kufi për përdorimin e kremrave rreth syve sepse të gjithë kanë lëkurë unike, fakti është se është koha e duhur pasi të vërejmë shfaqjen e rrudhave të para.

Në përgjithësi ato do të shfaqen më shpejt nëse lëkura në atë vend është e thatë, që do të thotë më herët sesa do të ndodhte ndryshe. Prandaj, parandalimi është gjithashtu i rëndësishëm, jo vetëm në formën e kremrave, por edhe në konsumin e ujit.

Është mirë të dini gjithashtu se alkooli e than lëkurën, ndërsa perimet e shëndetshme ndikojnë pozitivisht në hidratim të thellë. Rrudhat dhe thatësia e lëkurës rreth syve shkaktohen edhe nga qëndrimi i tepërt në diell dhe mospërdorimi i kremrave me faktor mbrojtës. /Telegrafi/

SHARE