PËR 7 DITË JANË PREKUR 64 PËRSONA NGA GRIPI

 

Instituti i Shëndetit Publik të MZ, gjatë javës së kaluar, ka regjistruar 64 raste të prekura nga infeksionet e gripit sezonal dhe te të gjithë këta janë gjetur infeksione të virusit të gripit, të tipit A.

Ndërkaq, siç kumtohet nga ky institut, gjatë javës së kaluar, nuk është regjistruar as një rast vdekjeje, të personave të infektuar nga virusi i gripit. Që nga fillimi i sezonit, gripi ka marrë gjashtë jetë njerëzish, duke përfshirë  këtu një djalë dyvjeçar nga Ulqini.

Nga Instituti theksojnë se në periudhën nga 4 deri më 11 shkurt, sëmundje me simptoma të gripit, mjekët e përzgjedhur kanë evidentuar në 903 raste.

Në Malin e Zi, siç theksuan nga ky institucion shëndetësor, gjer me tani janë regjistruar epidemi me intensitet të mesëm të aktivitetit të influencës dhe shpërndarjes së gjerë gjeografike.

Ekspertët nga Instituti i shëndetit publik, kanë shpjeguar se gripi mund të shkaktojë fotografi  klinike më të butë apo më serioze, ndërsa tek njerëzit me imunitet të dëmtuar, si dhe te ata që vuajnë nga sëmundjet kronike, e  sidomos te të moshuarit ky infeksion mund të japë rezultate fatale.

Simptomat e gripit, sezonal dhe pandemikë, janë temperaturat e larta të trupit, dhimbjet e muskujve, lodhjet, dhimbjet e kokës, kollitjet, si dhe rrjedhjet nga hunda.

SHARE