Pensionet në Mal të Zi, do të jenë dy për qind më të larta këtë vit.
Kështu vendosi sot Këshilli drejtues i Fondi për sigurim pensional dhe invalidor të MZ.
Drejtori i Fondit për sigurim pensional dhe invalidor, Dushan Peroviq, deklaroi për Radio të Malit të Zi se kjo do të rrisë fondet nga buxheti i Fondit për tetë milionë euro.
Ai kujtoi se këto para do të përfshihen në buxhetin e këtij viti të këtij institucioni. “Meqenëse buxheti i Fondit për këtë vit është 432 milionë euro në nivel vjetor, për shkak të kësaj rritjeje të pensioneve, do të duhen rreth 8 milionë euro. Megjithatë, ky alokim tashmë është buxhetuar në buxhetin e këtij viti”, deklaroi Peroviq.