Pensionistët në Mal të Zi do të marrin pensione më të larta në muajin shkurt, njoftoi drejtori i Fondit për Sigurimin Pensional dhe Invalidor të MZ, Dushan Peroviq, por nuk specifikoi shumën e rritjes.
“Sigurisht që do të ketë ngritje, por se cila është shuma që nuk mund të komunikohen me saktësi në këtë kohë”, deklaroi Peroviq, për Radion e Malit të Zi.
Ai shtoi se të ardhurat nga kontributet u rritën vitin e kaluar dhe se deficiti u zvogëlua me rreth një për qind, ndërsa numri i pensionistëve u rrit 3.2 mijë në mbi 130 mijë.
Të dhënat paraprake tregojnë se vitin e kaluar është regjistruar rritja e të ardhurave fillestare të Fondit në bazë të kontributit prej 4.6% krahasuar me vitin 2017.
“Janë realizuar të ardhurat nga burimet prej rreth 317 milionë euro ose 4.6 për qind më shumë se në vitin 2017, gjë që tregon se rezultatet financiare janë shumë më të mira”, tha Peroviq.
Ai kujtoi se vitin e kaluar janë shënuar kërkesat e sindikatave, pjesës së koalicionit qeverisës dhe opozitës për rritjen e pensionit më të ulët nga 125 euro në 140, gjegjësisht 155 euro.