Deputetët e Parlamentit të Malit të Zi diskutuan sot për një sërë ligjesh tatimore.
Ministri i Financave Aleksandar Damjanoviq tha se ata propozuan një sërë ligjesh tatimore për të “vazhduar sulmin ndaj ekonomisë gri”.
“Të rriten të hyrat tatimore pa rritur normat bazë tatimore dhe pa rritur normat e TVSH-së për të pasur një sistem të qëndrueshëm dhe për të realizuar të gjitha detyrimet buxhetore”, tha ai.
Sa i përket Propozimit për Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për parandalimin e biznesit të paligjshëm, Damjanoviq thotë se ka progres të mëtutjeshëm me “specifikimin e dispozitave të ligjit aktual”.
Duke folur për ligjin për ndryshime në akciza, Damjanoviq tha se marrëveshja me Bankën Botërore është “më e favorshme e mundshme për Malin e Zi”.
„Bëhet fjalë për kalendarin e akcizës, që ka të bëjë me rritjen graduale të produkteve të duhanit, produkte të dëmshme për shëndetin”, shtoi ai.
Ministri i Financave tha se kanë përjashtuar nga taksa dy produkte, duke u shprehur se janë pije të gazuara.
Nuk egziston, siç thotë ai, asnjë arsye për të kaluar çdo rritje prej 5 apo 10 cent për artikull të çdo produkti të akcizës në çmimin e shitjes me pakicë “duke pasur parasysh marzhet që kanë zinxhirët e shitjes me pakicë”.
“Do të shohim në fund të marsit se si do të jenë bilancet e disa zinxhirëve të shitjes me pakicë. Këtu do të jenë në lojë dhjetëra milionë euro”, tha ministri i Financave.
Më herët sot, nga klubi i deputetëve të PSD-së thanë do të paraqesin një amendament në ligjin për akcizat, i cili parashikon që Qeveria të ulë akcizën për karburantet me jo më pak se 40 për qind deri më 31 korrik.
Nëse nuk përkrahet amendamenti, ata nuk do të votojnë për ndryshime në ligj, tha kryetari i asaj partie, Rashko Konjeviq.
Ulja e akcizës për karburantet prej 15 për qind nuk aplikohet që nga mesnata, gjë që ka sjellë rritje të çmimeve. Në fund të vitit të kaluar, me propozim të Ministrisë së Financave, Qeveria ndryshoi vendimin për uljen e akcizës për shitjen e derivateve dhe vajrave të gazit, me të cilin akciza për karburantet u ul në 15 për qind prej 25 përqindëshit të mëparshëm.