Ne inkurajojmë Serbinë dhe Kosovën që të arrijnë një marrëveshje sa më shpejt që të jetë e mundur për të kënaqur të gjithë në rajon, tha kryeministri Dritan Abazoviq, duke komentuar dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.
Ai përshëndeti përpjekjet e bashkësisë ndërkombëtare dhe fqinjëve tanë për zgjidhjen e çështjes dypalëshe me kënaqësi reciproke.
“Mali i Zi mbetet i përkushtuar ndaj politikës së fqinjësisë së mirë dhe beson se e ardhmja e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor qëndron në Bashkimin Evropian”, tha Abazoviq.