PROPOZOHET VENDOSJA E AKCIZËS PËR ËMBËLSIRAT, TAKSIMI I LOJËRAVE TË FATIT NË INTERNET…

Ministria e Financave ka dorëzuar në procedurë parlamentare ndryshimet në pesë ligjet tatimore, synimi i të cilave është rritja e të ardhurave buxhetore dhe përmbushja e kërkesave të Bankës Botërore. Ministri i Financave Aleksandar Damjanoviq tha për TVMZ se po vazhdojnë luftën kundër ekonomisë gri.

Akciza për produktet e sheqerit, kakaon dhe akulloren, ujin pa gaz me ëmbëlsues të shtuar, plastikës njëpërdorimshe, si dhe përshpejtimin e kalendarit të akcizës për cigaret nga 1 korriku, kjo parashikohet me ndryshimet në paketën e ligjeve që ka paraqitur Qeveria dje Parlamentit.

U propozua taksimi i lojërave të fatit në internet, transaksionet me destinacionet OFF shore, taksimi progresiv i transaksioneve të pasurive të paluajtshme, ndalimi i kredive ndërmjet kompanive që nuk paguajnë taksa.

“Ne po vazhdojmë me një sërë masash në fushën e politikës tatimore me qëllim rritjen e të ardhurave, pa ndikuar në rritjen e normave tatimore bazë si TVSH-ja dhe tatimi mbi të ardhurat personale. Pjesë e tyre janë kushtet e Bankës Botërore dhe një pjesë e saj është rezultat i analizës sonë duke kërkuar mundësi për të rritur mbledhjen e taksave”, tha Damjanoviq.

Qeveria sivjet pret 24.4 milionë euro të hyra shtesë nga ndryshimet në Ligjin për akciza dhe 15 milionë nga taksimi i lojërave të fatit në internet. Për ndryshimet e propozuara deputetët do të vendosin në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit më 28 shkurt.

SHARE