NGA MESNATA, TË GJITHA LLOJET E KARBURANTEVE DO TË JENË MË TË LIRA

Të gjitha llojet e karburanteve nga mesnata do të lirohen nga 3deri në 12 cent, njoftoi Ministria e Investimeve Kapitale.

Eurosuper 95 dhe 98 do të jenë më të lira për 3 cent secili dhe në 15 ditët e ardhshme do të kushtojnë 1.45 euro dhe 1.49 euro.

Çmimi i Eurodieselit do të jetë 12 centë më i ulët dhe do të kushtojë 1,41 euro.

Më e lirë do të jetë edhe nafta për ngrohje, për 11 cent dhe do të kushtojë 1.45 euro.

Ndryshimet e fundit në çmimet e karburanteve ishin më 31 janar, kur të gjitha llojet e karburanteve u rritën me katër deri në shtatë cent.

SHARE