OBSH SHPALLI TËRMETIN NË TÜRKIYE “EMERGJENCË TË SHKALLËS SË TRETË”

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) i shpalli tërmetet në Türkiye dhe Siri “emergjencë të shkallës së tretë”, me një periudhë kohore kritike prej 48 orësh për të shpëtuar njerëzit që janë bllokuar nën rrënoja. “Çdo fatkeqësi është e ndryshme. Dhe sigurisht, puna që zhvillohet për të arritur deri te njerëzit është jashtëzakonisht e rëndësishme”, tha zëdhënësja e OBSH-së, Margaret Harris. Ajo shtoi se niveli i humbjeve nga të dyja vendet “do të marrë kohë” për t’u ditur përfundimisht. “Gjëja e rëndësishme është të parandalohet që njerëzit që janë plagosur ose janë prekur nga tërmeti, të mos vdesin”, shtoi ajo.

SHARE