ZELENSKY SHKON NË BRITANI, VIZITA E PARË QË NGA FILLIMI I LUFTËS

Volodymyr Zelensky mbërriti sot në Mbretërinë e Bashkuar, vizita e tij e parë në këtë shtet që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës një vit më parë. Presidentit ukrainas iu rezervua një pritje mjaft e ngrohtë nga kryeministri britanik Rishi Sunak. Zelensky do të vizitojë më vonë gjatë ditës trupat ukrainasë që trajnohen nga forcat britanike, ndërsa i është drejtuar sakaq me një fjalim parlamentit britanik, ku përcolli mirënjohjen e thelle për mbështetjen e pakursyer që Anglia i ofroi që në fillim vendit të tij. “Mbretëria e Bashkuar shpalosi karakterin e fortë britanik që nga fillimi i luftës. Londra qëndroi në krah të Kievit që nga dita e parë e sulmit të Moskës. Botës i nevojitet lidershipi juaj. Ne e dimë se liria do të triumfojë, e Rusia do të humbë. Fitorja e Ukrainës do të ndryshojë botën,“ tha Zelenksy. Gjatë një fjalimi para ligjvënësve britanikë, presidenti Zelenskyy tha se në luftërat e kaluara, “e keqja ka humbur”. “Ne e dimë se Rusia do të humbasë dhe ne e dimë se fitorja do të ndryshojë botën”, tha ai para ligjvënësve britanikë, të cilët e pritën me duartrokitje të forta. Pikërisht në ditën e vizitës së tij, qeveria britanike njoftoi se trajnimi që u bën forcave ukrainase do të zgjerohet dhe në stërvitje do të përfshihen edhe pilotët e avionëve luftarakë dhe marinsat.

SHARE