MALI I ZI DO TË FORMOJ AGJENCINË E SIGURISË KIBERNETIKE

“Themelimi i Agjencisë së Sigurisë Kibernetike synon një përgjigje efektive ndaj sfidës së lartpërmendur dhe pajtueshmëri të plotë me Direktivën e Bashkimit Evropian për sigurinë e rrjeteve dhe informacionit”, tha ministri i Administratës Publike Marash Dukaj. Ministri Dukaj theksoi se në nivel normativ, me miratimin e Ligjit të ri për Sigurinë e Informacionit, do të përcaktohen kompetencat e Agjencisë për Siguri Kibernetike dhe ekipit të Qeverisë CIRT. “Në të njëjtën kohë do të definohet edhe infrastruktura kombëtare kritike dhe e rëndësishme e IT-së, si dhe masat për mbrojtjen dhe kontrollin e saj, të cilat do të mundësojnë funksionin rregullator mbi pronarët e infrastrukturës kritike dhe të rëndësishme të IT-së”, tha ministri Dukaj. Ai theksoi se deri në transformimin digjital të Malit të Zi dhe përmbushjen e synimeve strategjike, është e nevojshme të nisen projekte kapitale në fushën e infrastrukturës digjitale, në radhë të parë ngritja e një qendre të të dhënave shtetërore, e cila do të mundësojë të gjitha kushtet e infrastrukturës dhe sigurisë për zbatimin e shërbimeve elektronike.

SHARE