EMBARGOJA E BE-së NDAJ PRODUKTEVE TË RAFINUARA RUSE HYN NË FUQI MË 5 SHKURT

Embargoja e Bashkimit Evropian (BE) ndaj produkteve të rafinuara ruse do të hyjë në fuqi më 5 shkurt, të dielën, me përfundimin e periudhës 8-mujore të tranzicionit. Në muajin qershor të vitit të kaluar, BE-ja lëshoi paketën e saj të gjashtë të sanksioneve, duke përfshirë një ndalim të plotë të importit të naftës së papërpunuar ruse dhe të produkteve të naftës së saj. Sanksionet e fundit ndalojnë anijet që u përkasin vendeve të BE-së dhe G7-tës të transportojnë produkte të rafinuara ruse. Sanksionet e BE-së po ashtu përfshijnë një ndalim për sigurimin e shërbimeve të tjera për anijet që transportojnë naftë ruse. Shumica e këtyre kompanive të sigurimit janë me bazë në BE ose Mbretëri të Bashkuar. Kompanive perëndimore gjithashtu do t’u ndalohet të ofrojnë shërbime të ndryshme, si sigurim, financim dhe ndërmjetësim, për anijet që transportojnë produktet e rafinuara ruse.

SHARE