GJUKANOVIQ – MICHEL: ËSHTË E NEVOJSHME QË RAUNDI I GJASHTË I GJYQTARËVE TË KETË SUKSES

Mali i Zi ka nevojë që Gjykata Kushtetuese të kompletohet plotësisht, thanë presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq dhe kryetari i Këshillit Evropian Charles Michel. Gjukanoviq ka thënë se në një bisedë telefonike me Michel, ka pasur mundësinë të konfirmojë se Bashkimi Evropian (BE) është partneri kryesor dhe mik i dëshmuar i Malit të Zi. Ai tha se Mali i Zi vlerëson lartë fokusin e shtuar të BE-së dhe mbështetjen që merr në drejtim të kthimit të stabilitetit. “Marrëveshje e plotë për domosdoshmërinë që raundi i gjashtë i zgjedhjeve të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të ketë sukses dhe gjykata të përfundojë plotësisht”, ka shkruar Gjukanoviq në Twitter. Ai tha se është i kënaqur me vullnetin e palëkundur të BE-së për të ndihmuar Malin e Zi të arrijë një funksionim stabil dhe normal të Parlamentit dhe Qeverisë, në mënyrë që të mundësojë arritjen e rezultateve që do ta çojnë vendin me shpejtësi drejt Bashkimit.

SHARE