Tortë me krem e fruta të freskëta

PËRBËRËSIT

500 gr miell,200 gr sheqer,200 gr gjalp i shkrirë,3 vezë,lëkurë limoni ose portokalli,pak kripë,krem pastiçerie,1 pako xhelatinëfruta sipas dëshirës,

PËRGATITJA

1Pasi të keni zënë brumin me përbërësit, mbështilleni me plasmas kuzhine dhe lëreni në frigorifer për 30 minuta,2pas 30 minutash mereni dhe punojeni pak brumin e hapeni në një petë të vetme dhe vendoseni në një tepsi 28 cm ku më parë t’i keni vënë letër furre, dhe futeni të piqet në 180° për 25 minuta,3pasi të jetë pjekur e të jetë ftohur hiqeni nga tepsia dhe vendoseni në një pjatance, me pas hidhni kremin, hapeni në të gjithë sipërfaqen e bazës në mënyrë të barabartë,4e më pas vendosni frutat të prera si në foto ose sipas dëshirës tuaj, pastaj merni pakon e xhelatines, përgatiteni dhe me një furçe kuzhine lyejini të gjithë siperfaqen e tortës sipër frutave. Nëse tortën do e konsumoni po atë ditë që do e beni nuk ju duhet xhelatinë. Ju bëftë mirë

SHARE