Vetëm 10 minuta dhe katër artikuj, do të keni tortë çokollate të shkëlqyeshme!

Do t’ju nevojiten këta artikuj:

▪ 4 vezë
▪ 200 g çokollatë të zezë
▪ 100 g gjalpë
▪ një kore portokalli të grirë në rende

Përgatitja:

Mu ashtu siç është treguar në video, do të shkrini çokollatën në avull, ndërkaq në enë të veçantë i tundni vezët dhe gjalpin.

Ngadalë shtoni në vezë çokollatën e ftohur e të shkrirë, duke i përzier tërë kohës.

Në fund shtoni korën e portokallit të grirë në rende, qiteni në enë dhe piqeni në 180 gradë rreth 20-25 minuta.

E pra, torta juaj është e gatshme! – transmeton Telegrafi.

SHARE