RRITJE E LEHTË E PAPUNËSISË

Në fund të dhjetorit, në Mal të Zi kishte 46,6 mijë të papunë, 0,4 për qind më shumë se në nëntor, sipas të dhënave të Zyrës së Punësimit të Malit të Zi. Sipas raportit mujor të kësaj zyre, shkalla e papunësisë u rrit nga 19,99 për qind në 20,08 për qind. Norma më e lartë, 32,7 për qind, është shënuar në korrik të vitit 2000, ndërsa më e ulëta në gusht 2009, 10,1 për qind. Nga fillimi i vitit deri në fund të dhjetorit, Zyra për Punësim regjistroi 16.65 mijë punonjës të rinj. Nga fillimi i vitit deri në fund të dhjetorit janë shpallur gati 28 mijë vende të lira pune.

SHARE