FATURA MESATARE PËR MUAJIN DHJETOR ËSHTË 39 EURO

Fatura mesatare e dhjetorit për energji elektrike për amvisëritë në nivel të Malit të Zi (nëse përjashtohen pikat matëse të palexuara në ndërtesat që nuk janë të banuara përgjithmonë) arrin në 39 euro, njoftoi Elektroekonomia e Malit të Zi (EEMZ). Konsumin mesatar më të ulët prej 18.41 euro, siç thanë ata, e kanë shënuar amvisëritë në Zhablak, ndërsa konsumin mesatar më të lartë të muajit paraprak e kanë shënuar në Tivat, ku amvisëritë kanë konsumuar mesatarisht 50.31 euro energji elektrike. “Në dhjetor 2022, amvisëritë kanë konsumuar 132,611,758 kWh (kilovat orë) energji elektrike, që është rreth 23,85 për qind më shumë krahasuar me konsumin e arritur në muajin nëntor dhe krahasuar me dhjetorin 2021, konsumi është 1,77 për qind më i ulët”, theksuan nga EEMZ.

SHARE