ABAZOVIQ DËNOI ASHPËR PLAGOSJEN E DJEMVE NË KOSOVË

Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq ka dënuar plagosjen e djemve në Kosovë. Ai u bëri thirrje të gjitha palëve që të punojnë në promovimin e paqes dhe bashkëjetesës në Ballkanin Perëndimor dhe shtoi se zgjidhja qëndron në dialog. “Në emër të Qeverisë së Malit të Zi dhe emrit tim, dënoj fuqishëm plagosjen e djemve të pafajshëm në Kosovë. U bëj thirrje të gjithë fqinjëve tanë që të përmbahen nga çdo dhunë. Zgjidhja e çdo problemi qëndron në dialog dhe marrëveshje”, tha Abazoviq. Ai u bëri thirrje të gjitha palëve që të punojnë pa hezitim për të promovuar paqen dhe bashkëjetesën në Ballkanin Perëndimor.“Mali i Zi gjithmonë do të kontribuojë në qetësimin e tensioneve, forcimin e dialogut dhe zhvillimin e ndërkulturalizmit në të gjithë rajonin. Kjo është mënyra e vetme për të ndërtuar shtete moderne dhe progresive që do ta meritojnë vendin e tyre në familjen e madhe evropiane”, tha ai.

SHARE