LIROHEN DERIVATET

Nga sonte në mesnatë, në Malin e Zi, eurousper dhe eurodizel do të jenë më lirë për katër cent, kumtuan nga Ministria e Ekonomisë së MZ. Eurosuper BMB 98 do të kushtojë 1,37 euro, BMB 95 1,33 euro dhe eurodizel 1,31 euro.

Kurse një litër i vajrave të lehta do të jetë më lirë për tre cent dhe do të kushtojë 1.28 euro. Sipas rregullores mbi metodën e çmimeve maksimale të shitjes me pakicë të produkteve të naftës, llogaritja e mëposhtme do të bëhet më 26 nëntor 2018 dhe vlerat ne derivateve të naftës do të zbatohet nga 27 nëntor 2018.

Ministria e Ekonomisë do të vazhdojë të monitorojë rregullisht lëvizjet e çmimeve të produkteve të naftës në treg, u shprehen nga  kjo Ministri.

SHARE