ABAZOVIQ DHE GJUKANOVIQ UROJNË KOSOVËN PËR APLIKIMIN NË BE

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq si dhe Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq kanë uruar Kosovën për aplikiin në Bashkimin Evropian. “Kosova do të ketë mbështetjen e plotë dhe të sinqertë të Malit të Zi në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian (BE),” tha kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq. Ai në Twitter ka uruar Qeverinë e Kosovës për aplikimin për anëtarësim në BE dhe për liberalizimin e vizave. “Ky akt historik për Kosovën forcon aspiratat e Ballkanit Perëndimor për integrim në familjen e madhe evropiane”, tha Abazoviq.

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq e ka vlerësuar lajm të mrekullueshëm marrjen e statusit kandidat të Bosnje e Hercegovinës dhe dorëzimin e aplikacionit të Kosovës për anëtarësim në BE. “Lajm i mrekullueshëm për rajonin nga miqtë dhe partnerët tanë evropianë. Urime BeH për marrjen e statusit kandidat. I merituar dhe i rëndësishëm për prosperitetin e të gjithë qytetarëve. Urime Kosovës për liberalizimin e vizave dhe dorëzimin e aplikacionit për anëtarësim – hapi i parë drejt së ardhmes evropiane”, ka shkruar Gjukanoviq në Twitter.

SHARE