SHPËRTHEN AKUARIUMI GJIGANT I BERLINIT, PËRMBYTEN RRUGËT NË ZONË

Një akuarium gjigant me një milion litra ujë në hollin e një hoteli në Berlin ka shpërthyer, duke përmbytur hotelin dhe rrugët aty pranë. “AquaDom” – shtëpia e 1500 peshqve tropikal – është 14 m i lartë dhe është cilësuar si akuariumi cilindrik më i madh në botë. Policia tha se kishte pasur “dëmtime të jashtëzakonshme” dhe dy persona u plagosën nga thyerja e copave të xhamit, të cilat janë shpërndarë edhe në rrugën para godinës. Ndërkohë dëshmiratët, njëkohësisht edhe klientë të hotelit, janë shprehur të shokuar për ngjarjen. “Mu duk në fillim shpërthimi si fishekzjarre, por vetëm kur dola në dritare dhe pashë njerëzit që po vranonin të alarmuar pashë se cfarë kishte ndodhur”, tha Claudia Gonzales, një dëshmitare. “Dëgjuam një zhurmë shpërthimi në fillim, dhe dolëm menjëhre të shohnim cfarë kishte ndodhur. Holli ishte komplet i shkaëtrruar dhe asnjë nga ashensorët nuk punonte. Skenë kaotike”, tha një tjetër dëshmitar, Tobias Andersch. Akuariumi u rikonstruktua dy vjet më parë dhe ka një ashensor me mure xhami të ndërtuara brenda tij për përdorim nga vizitorët. Videot e postuara në mediat sociale herët të premten treguan dëme të mëdha në akuarium. AquaDom u hap në dhjetor 2003 dhe iu dha Rekordi Botëror Guinness si akuariumi cilindrik më i madh në botë. Sipas raporteve në kohën e ndërtimit të tij,  ai kushtoi  kushtoi rreth 12.8 milion euro.

SHARE