LUFTA PËR MANDATE TË SIGURTA, NXJERR NË PAH MOSMARRËVESHJET NDËR PARTITË SDHQIPTARE

Mungesa e harmonisë ndërmjet partive politike shqiptare mund të zvogëlojnë shanset për të diskutuar kthimin e mandateve të garantuara, në komisionin e përkohshëm të reformës zgjedhore.

Edhe pse disa politikanë shqiptarë kanë njoftuar se mund të bojkotojnë zgjedhjet e ardhshme, nëse nuk ofrohen mandatet e siguruara, në koalicionin qeverisës nuk kanë treguar interes për ta diskutuar ketë çështje, shkruan “Vijesti” i sotëm.

Drejtori gjeneral i Aleancës Qytetare, Boris Raoniq, theksoi se biseda për mandatet e garantuara, mund të shkoi në planin e dytë, për shkak të disharmonisë brenda bllokut politik shqiptar.

“Për fat të keq, pozicioni negociues i partive shqiptare është i dobët në këtë moment , kurse ndarjet e mëdha dhe ambiciet e disa partive politike shqiptare, dukshëm e komplikon këtë pozicion. Përveç kësaj as partitë e tjera të pakicave nuk kanë motiv për përkrahjen e kësaj ide, kurse Partia Demokratike e Socialistëve në Ulqin, tregoi mē në fund se është bërë opsion dominues tek shqiptarët, prandaj me mençuri do ua lëshoi të tjerëve, që kjo ide ta humb kuptimin”, deklaroi Raoniq.

Me marrëveshjen pas zgjedhore të Koalicionit “Shqiptarët të Vendosur”(Forca, UDSH, ASH), dhe PDS-së, ndër të tjera  është parashikuar që çështja e mandateve të garantuara të zgjidhet deri në vitin 2020, kur pritet të jenë zgjedhjet e rregullta parlamentare.

Me Ligjin cili është në fuqi për zgjedhjen e këshilltarëve dhe deputetëve parashihet që, listat e ashtuquajtura të pakicave, të cilat e theksojnë këtë në listën zgjedhore, gëzojnë të drejtën e ndarjes së mandateve, në mënyrë individuale, nëse as njëra nuk e kalon cenzusin  nga 3%.

Me këtë ligj është hequr zgjidhja ligjore  me të cilin shqiptarët kishin qendra të votimit të veçanta dhe mandatet në vendet ku përbëjnë shumicën.

Sipas gazetës “Vijesti”, kryetari i Alternativës Shqiptare, Nik Gjeloshaj, ka bërë thirrje në bojkot të zgjedhjeve nëse kjo çështje nuk zgjidhet, nga partitë e tjera shqiptare kërkuan që  kjo çështje të zgjidhet përmes reformës zgjedhore.

Përfaqësuesit e disa partive shqiptare janë dakorduar për konsultime të rregullta me deputetin Genci Nimanbegu, i cili do të marrë pjesë në punën grupit Parlamentar, nddërsa Kryetari i Lidhjes Demokratike Shqiptare Nikollë Camaj dhe kryetari i Partisë Demokratike Fatmir Gjeka, bënë të ditur se Nimanbegu nuk përfaqëson të gjitha partitë politike shqiptare.

Nimanbegu nuk u përgjigj në pyetjen e Vijestit, nëse mosmarrëveshjet brenda partive shqiptare mund të ndikojnë në diskutimin për mandatet e garantuara , por që gjatë takimit të përfaqësueseve të partive shqiptare  ai vlerësoi se ligji zgjedhor aktual për shqiptarët  është diskriminues.

Ndërsa lideri i LDSH-së, Nikollë Camaj, për gazetën ” Vijesti”, deklaroi se nuk është e qartë nëse përfaqësuesit e koalicionit “Shqiptaret të Vendosur”, në grupin punues, mund të kthejnë mandatet e garantuara, që ishte një e drejtë e arritur, e pastaj e marrur.

“Nuk e di se sa është reale të pritet që kërkesat tona të merren parasysh nëse për to angazhohen pikërisht ata të ciët gjithnjë i kanë mbështetur, pa as një kusht, të gjitha propozimet e shumicës, e cila kurrë nuk ishte në favor të kërkesave tona. Kjo është edhe arsyeja se pse nuk jemi bashkëngjitur konsultimeve, sepse nuk i besojmë këmbënguljes  së atyre që do të duhej të na përfaqësojnë, duke pasur parasysh se ata më me rëndësi e kanë  interesin partiak, se sa interesin e shqiptarëve,” deklaroi Camaj.

Ai theksoi se pas përfaqësueseve të koalicionit “Shqiptarët të Vendosur”, nuk qëndrojnë të gjitha partitë dhe se Nimanbegu përfaqëson  vetëm një pjesë të votuesve shqiptarë. Në fund  Camaj deklaroi se subjektet serioze politike nuk mund të përforcojnë pozicionet tregtare të askujt!

SHARE