HAXHI, VIZITË ZYRTARE NË ITALI

Sekretari i Sekretariatit për financa, të ardhurat lokale dhe investime, të Komunës  së Tuzit, Emin Haxhi, po merr pjesë në takimin e dytë të “Steering Committee” në Campobaso në Itali, në kuadër të projektit INTERREG ITA – ALB – ME, i cili  mbahet nga data 30 deri më 31 tetorë. Projekti “Promoting Accessible and Sustainable Tourism for Future “zbatohet nga Komuna e Tuzit që nga data 03.04.2018 – si partneri nr. 6, së bashku me partnerët tjerë: Komuna Gravina – Puglia, ESCOOP dhe Molise Verso il 2000 nga Italia, Bashkësia Malësia e Madhe nga Shqipëria si dhe me partnerin kryesor Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë të Shqipërisë.

Qëllimi i këtij  projektit është të promovohen dhe të forcohen ofertat e turizmit të Qëndrueshëm dhe Adekvat, në zonën përtej kufirit në nivel evropian dhe atë ndërkombëtar, përmes zbatimit dhe diversifikimit të produkteve,  shërbimeve turistike në zonat e parapara.

SHARE