NË KOMUNËN E TUZIT MBAHET LIGJERATË ME TEMËN “KOOPERATIVA”

Sot nën organizimin e Shërbimi për bujqësi të Sekretariatit për punë, bujqësi dhe mirëqenie sociale të Komunës së Tuzit, në sallën e Kuvendit, u mbajt ligjeratë për prodhuesit bujqësor nga trevat e Malësisë.

Tema e ligjëratës ishte “Kooperativa”.

Fillimisht nënkryetari i Komunës së Tuzit, komunë në Kuadër të Kryeqytetit Haris Ramoviq, foli mbi lidhjet e para të bashkëpunimit me vendet e tjera si dhe për shitjen e prodhimeve bujqësore.

Sipas tij kjo mundësi  do të ofrohet nëse prodhuesit marrin një hapë për tu bashkuar dhe për të shikuar se çfarë kërkohet nga ata.

Lidhur me këtë këshilltarja për Bujqësi, në komunën e Tuzit, Z. Ismeta Gjoka,  bëri prezantimin e ligjit për kooperativa, çfarë nënkupton ai dhe çfarë ai mundëson, si dhe  cilat janë iniciativat e nismës për themelimin  e saj.

Ndërsa disa nga prodhuesit vendas prezent  në këtë ligjëratë dhanë opinionet e tyre për këtë dhe shprehën nevojën e themelimit të saj, e cila sipas tyre do të mundësonte depërtimin e prodhimeve bujqësore në tregjet evropiane.

 

 

 

SHARE