Sekretariati për financa, të ardhura lokale dhe investime i Komunës së Tuzit, ka filluar me hartimin e planit financiar, për Buxhetin e Komunës së Tuzit.
Siç kumtohet në faqen zyrtare të Facebook, të Komunës së Tuzit, Sekretari për financa, Emin Haxhi në intervistë për gazetën ditore “Dan” është shpreh që do të financojnë vetëm ato projekte, për të cilat kanë të hartuar dokumentacionin e planit të investimit.
Haxhi theksojë se dy projekte të cilat do të gjinden sigurisht në Buxhet të Komunës së Tuzit, janë ura në fshatin Dinoshë si dhe unaza pranë Kishës së Shën Antonit në Tuz.
Sipas Haxhi, për këto dy projekte, ata tashmë e kanë të përfunduar dokumentacionin e projektit, dhe në hartim është projekti për dy drejtime rrugore Tuz-Hot dhe Tuz-Matagush.
Për këto dy projekte ende nuk janë të sigurt nëse ato do të përfundohen deri në fund të hartimit të buxhetit, por nëse ato përfundohen patjetër që edhe ato do të jenë pjesë e buxhetit kapital ka thënë Haxhi.
“E gjitha varet se sa do të mund të projektojmë të ardhura. Sidoqoftë, buxheti duhet të miratohet deri në fund të vitit dhe përpara kësaj duhet të kalojë përmes debatit publik, të marrë miratimin e Ministrisë së Financave dhe çdo gjë sipas protokollit deri të miratimi i tij, prandaj presim që kjo të ndodhë në muajin dhjetor, e jo më parë”, deklaroi Haxhi.